Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky në konferencë me Ramën dhe Abazoviçin: Vendet tona s’kanë konkurrencë, ata e mbështesin Ukrainën për marrjen e statusit “kandidat në BE”


Pas takimit të tyre, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensku ka zhvilluar një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me atë të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Ndërsa ndan një video nga konferenca në Facebook, Zelensky shkruan se tre vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e mbështesin Ukrainën për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

“Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut mbështesin dhënien e statusit të vendit tonë kandidat për anëtarësim në BE. Në këtë rrugë evropiane, vendet tona nuk janë konkurrente, por vetëm plotësojnë dhe forcojnë aftësitë e njëri-tjetrit. Edi Rama dhe Dritan Abazoviç, faleminderit për vizitën dhe bisedat produktive!”– shkruan Zelensky.

Në vizitën e tij në Kiev, Rama shoqërohet edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.

Ata kanë vizituar disa prej qytezave të shkatërruara nga lufta si Borodjanka, Irpini, dhe Bucha.