Vendosni fjalën kyçe....

Interpelanca me Bledi Çuçin/ Salianji: Operacionet e OFL-së, intidimidim për grupet kriminale që të përfshiheshin në fushatë, disa pyetje për ministrin


Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka thirrur sot në Kuvend një interpelancë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Kjo në lidhje me nismat e qeverisë për të goditur krimin siç është Operacionin Forca e Ligjit.

Salianji thotë se këto nisma nuk kanë dhënë rezultat në luftën kundër krimit dhe janë përdorur me qëllim për të vendosur gjoba kundër grupeve kriminale dhe për t’i përdorur ato në fushatën elektorale të Partisë Socialiste.

“Propagandimi mediatk dhe daljet e shpeshta para zgjedhjeve të 25 prillit pasuan me një vakum pas zgjedhjeve. Kryeministri e cilësonte procesin e pastrimit të policisë së shtetit një domosdoshmëri. Kryeministri Edi Rama më pas teksa fliste para policisë së shetetit u shpreh se përfaqësues të FBI do vijnë në vendin tonë për të ndihmuar luftën kundër krimit.

Nëse ndjekim logjikën e Ramës ka dështuar procesi i vettingut në polici dhe prandaj ka marrë dhenë krimi në të gjithë vendin. Ndërkohë për OFL, Edi Rama trumbetonte se duhet t’ia bëjmë të parehatshëm qëndrimin atyre që shkelin ligjin. Sipas tij në kohë ekstreme kërkoheshin masa ekstreme. Po a ka qenë kjo nismë për të pastruar me letra pasuritë e grupeve kriminale?”– tha Salianji.

Salianji i drejtoi një sërë pyetjesh ministrit Çuçi. Ai kërkoi informacion se sa subjekte të OFL janë referuar në SPAK dhe sa prej tyre nuk janë referuar.

“Pse Shqipëria renditet në listën gri të pastrimit të parave? Cilat para pastrohen nëse nuk janë paratë e grupeve kriminale. Kam kërkuar me shkresë në ministri për të ditur sa janë numri i subjekteve të OFL që janë referuar në SPAK dhe atyre që ende nuk janë referuar.

Që të dimë nëse ka selektime dhe nëse kemi dy standard në zbatimin e këtij akti normative. Sa është numri total për pjesën tjetër të nismave të qeverisë? Sa prej tyre e kanë kaluar vettingun? Sa punonjës të policisë së shtetit pritet të kalojnë vettingun? Këto janë pyetje që janë ngritur për ministrin.

A janë arritur të përmbushen qëllimet që ka pasur ky ligj? Një kriminel i kapur nga SPAK tregon se persona që veprojnë me pagesë kanë marrë para publike dhe tendera me miliona euro. Kjo tregon si ka degraduar vullneti për të luftuar krimin dhe korrupsionin. A e kanë depozituar subjekteve e këtij ligji deklarimin e tyre pranë OFL si duhej depozituar brenda 48 orësh? A ka deputetë dhe ish deputetë apo ish ministra që janë subjekt klasik i këtij ligj dhe ju i keni favorizuar për të mos i çuar në SPAK?”- deklaroi deputeti Salianji.