Guvernatori Gent Sejko prezantoi sot në Kuvend raportin për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë për vitin 2021.
Gjatë fjalës së tij, Sejko tha se për vitin që lamë pas e gjithë vëmendja ishte te konsolidimi i ekonomisë dhe te rimëkëmbja. Ai theksoi se rimëkëmbja ekonomike solli rritje të punësimit e të pagave.
“Aktiviteti ekonomik në vend shënoi një rikuperim të shpejtë dhe të gjithëanshëm ndërsa treguesit kryesorë u konsoliduan.
Vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend në 2021 u rrit me 8.5 % kundrejt 2020 duke tejkaluar nivelin e regjistruar para tërmetit e pandemisë.
Rritja ekonomike ishte me bazë të gjerë, ajo pasqyroi rimëkëmbjen e shpejtë të konsumit familjar, të investimeve private dhe eksporteve të mallrave dhe shërbimeve.
Frytet e kësaj rimëkëmbje ishin të pranishëm në gjithë sektorët dhe degët e ekonomisë.
Rimëkëmbja ekonomike gjatë 2021 solli rritje të punësimit, të pagave dhe marzheve të fitimit, çka u materializua në rritje të presioneve të brendshme inflacioniste.
Për rrjedhojë inflacioni shënoi një rritje graduale gjatë vitit të shkuar ndonëse vijoi të mbetet nën objektivin e BSH.
Borxhi i huaj i vendit shënoi rënie. Në planin fiskal rritja ekonomike dhe rënia e deficitit buxhetor sollën reduktim e 73.2% të raportit të borxhit publik ndaj PPP nga niveli 74.% regjistruar në vitin 2020.
Stabiliteti monetar e financiar erdhi në konsolidim. Kushtet e kreditimit u përmirësuan.”- deklaroi Sejko.