Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku i përmend Kajmakun, acarohet Rama: Bëre kapërcim shumë të madh, fole për linjën “Alo Doktor”


Kryeministrit Edi Rama dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku kanë vijuar përplasjen me njëri-tjetrin në seancën e sotme plenare.

Tabaku i përmendi atij arrestimin e ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

“Sot opozita nuk është e fortë dhe as ne nuk krenohemi që jemi në një situatë jo të mirë. Po të isha në vendin tënd, s’do e përdorja kurrë, por ndoshta në politikë mendojmë ndryshe, për ta përdorur dobësinë e tjetrit e për të bërë politikën e ditës. Politikën e ditës në fakt duhet ta bësh me ato që ke marrë mbi supe, me Kajmakët, me gjizën e gjalpin e radhës.”– tha Tabaku duke e acaruar kështu kryeministrin.

Rama mori fjalën dhe i tha Tabakut se bëri një kapërcim shumë të madh, duke kaluar nga domatet te dekriminalizimi.

“E kam për procedurë, sepse Tabaku kaloi nga domatet te dekriminalizimi dhe ishte një kapërcim nga tema. Kapërcim shumë i madh nga tema, megjithatë dy fjalë kisha për të. Tabaku fole për një linjë telefoni antikorrupsion, ajo ka qenë linja ‘alo Doktor’, nuk ka qenë linjë e qeverisë sonë. Ishte një linjë ‘Alo Doktor’. Dhe nga ana tjetër e telefonit presupozohej që dilte Doktori dhe i thyente brinjët korrupsionit. S’ka problem, përkundrazi mua më vjen shumë mirë që ju i përmendni ato që në fakt janë provat e një ndryshimi rrënjësor, që po e sjellim ne.”– tha Rama.