Vendosni fjalën kyçe....

Meksika dënon politikën perëndimore ndaj Ukrainës


Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador ka kritikuar vendet perëndimore për qasjen e tyre ndaj konfliktit në Ukrainë, duke sugjeruar se valët e dërgesave të armëve të huaja do të ccojnë në më shumë gjakderdhje.

Duke folur me gazetarët në konferencën e tij të përditshme për shtyp, Obrador iu drejtua konfliktit Ukrainë-Rusi.

Ndërsa ai nuk përmendi me emër ndonjë shtet, ai tha se ata që dërgojnë armë në Kiev po ndihmojnë në shtimin e numrit të viktimave nga të gjitha anët. Presidenti nuk shtjelloi se si mund të ishin shmangur armiqësitë, por vazhdoi duke thënë se ‘e njëjta politikë nuk duhet të vazhdojë më’, duke pretenduar se ajo drejtohet nga ‘elitat dhe jo nga “populli’.

Megjithëse Meksika ka deklaruar se nuk e mbështet sulmin e Rusisë ndaj fqinjit të saj, ajo ka kundërshtuar t’i bashkohet sanksioneve perëndimore që kanë synuar ekonominë ruse dhe është përmbajtur nga furnizimi me armë i Kievit.

Obrador, ndërkohë, deklaroi muajin e kaluar se vendi i tij kërkon të mbetet asnjanës ndaj konfliktit, pavarësisht presionit nga Uashingtoni.