Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KE-së Michel: Javën që vjen do kemi lajme pozitive për çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin


Kreu i Këshillit të Europës, Charles Michel, tha nga Maqedonia e Veriut se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive për sa i përket çeljes së negociatave për Tiranën e Shkupin.

Ai e bëri deklaratën gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Prespës për Dialog.

Sipas tij, BE-ja është e përkushtuar për çeljen e negociatave me dy vendet dhe po punon me palën bullgare për zgjidhjen  e problemeve me Maqedoninë e Veriut.

“BE-ja është shumë e përkushtuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam në bisedime në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara. Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin.” – tha Michel.