Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do zhvillojnë të hënën mbledhjen e përbashkët. Takimi do zhvillohet në Prishtinë ndërsa njoftimi është bërë nga zyra për shtyp e kryeministrit Rama.
Ky është i disati takim mes dy qeverisë, takime në të cilat janë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, një pjesë e të cilave nuk janë zbatuar ende.
Takimi vjen pas atij për Ballkanin e Hapur në Maqedoninë e Veriut ku përveç nismëtarëve si Shqipëria, Serbia e Maqedona e Veriut mori pjesë edhe Mali i Zi.
Ndërsa Shqipëria është një mbështetëse e fortë e Ballkanit të Hapur, qeveria e Kosovës e ka kundërshtuar fort atë duke argumentuar se e dëmton ekonomikisht e politikisht faktorin shqiptar në rajon.
Kjo gjë është bërë shpeshherë arsye përplasjesh me deklarata mes Tiranës e Prishtinëes