Vendosni fjalën kyçe....

Mbërrijnë në vend 10 makina të tjera inteligjente që do mbikëqyrin rrugët, të pajisura me radar e kamera


Ministri i Brendshëm Çuci e ajo e Infrastrukturës Balluku kanë njoftuar mbërritjen në vend të dhjetë makinave të tjera inteligjente që do përdoren nga Policia Rrugore për të kapur shkelësit.

Gjatë prezantimit dy ministrat theksuan se mjetet janë të domosdoshme dhe do shërbejnë për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve që tejkalojnë shpejtësinë e që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë duke shkaktuar aksidente fatale.

Pak muaj më parë në vend arriti makina e parë inteligjente nga Gjermania e cila është në përdorim nga policia. Mjetet janë të pajisura me radar dhe fotoaparat për të kapur shkelësit.