Vendosni fjalën kyçe....

Zelensky nxjerr jashtë ligjit të tjera parti opozitare në Ukrainë, e çon në nëntë numrin


Dy lëvizje të tjera politike, Opozita e Majtë dhe Partia e Shariy-t, janë ndaluar nga një gjykatë ukrainase. Të dyja u shfaqën në një listë me njëmbëdhjetë fraksione politike të pezulluara në mars nga Këshilli i Sigurimit i Ukrainës. Njoftimi i së enjtes e çon numrin e përgjithshëm të partive të jashtëligjshme në nëntë.

Sipas vendimeve të Gjykatës së Tetë Administrative të Apelit në qytetin perëndimor të Lviv, të gjitha aktivitetet e Opozitës së Majtë dhe Partisë së Shariy-t janë ndaluar, ndërsa ‘fondet dhe pasuritë e tjera’ do shtetëzohen.

Siç shpjegoi ministri i Drejtësisë Denis Malyuska, të dyja bashkohen me parti të tjera të ndaluara ‘pro-ruse’, veprimtaritë e të cilave dyshohet se synonin ‘minimin e sovranitetit’ të Ukrainës.

Duke shpjeguar vendimin e gjykatës, ministri përmendi ligjin ‘Për partitë politike’ dhe ndryshimet në të, të miratuara teksa Rusia vijon sulmin ushtarak ndaj Ukrainës.

“Materialet për paligjshmërinë e partive politike i jepen Ministrisë së Drejtësisë nga organet ligjzbatuese dhe me këto materiale ministria bën padi administrative për ndalimin e partisë politike. Në të njëjtën kohë, veprimtaria e një partie politike mund të ndalohet vetëm me vendim gjykate.” – thuhet në njoftimin e ministrisë.

Partia e Shariy u themelua në vitin 2015 nga Anatoly Shariy, një bloger dhe kritik i shquar i qeverisë ukrainase. Në maj, Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës njoftoi se Shariy ishte arrestuar nga policia spanjolle si rezultat i një ‘një operacioni special’. Më pas ai u lirua me kusht.

Shariy iu dha azil politik në BE nga Lituania në vitin 2012. Në atë kohë, ai tha se po ikte nga persekutimi nga qeveria e Viktor Janukoviç. Koalicioni i Opozitës së Majtë u formua në vitin 2015 dhe përbëhej nga pesë parti politike, duke përfshirë Partinë Komuniste të Ukrainës, si dhe më shumë se një duzinë organizatash publike.