Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë banesa në Lushnjë, shpëtojnë familjarët


Një zjarr i rënë mbrëmjen e të premtes ka përpirë brenda pak minutash banesën e shtetasit Luan Mezini, në lagjen ‘Kadri’ të qytetit të Lushnjës. 

Zjarri ka qenë i shpejtë dhe i ndihmuar nga era e fortë është shpërndarë në të gjitha dhomat dhe ka djegur gjithçka.

Kryefamiljari Luan Mezini banonte me nënën dhe vajzën e tij ndërkohë që në momentin e djegies së banesën nuk ka pasur asnjë person brenda saj.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike. 

Familja tre anëtarëshe ndodhet tashmë në qiell të hapur, pasi kjo shtëpi e shkrumbuar ishte e vetmja strehë për ta.