Vendosni fjalën kyçe....

Depoja e armëve në Yzberisht, lihen në burg Elvis Bakalli dhe Dorian Kalo


Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Elvis Bakallin dhe Dorian Kalon, të cilët u arrestuan në depon e armëve në Yzberisht.

Ervis Bakalli dhe Dorian Kalo kanë dalë këtë të shtunë përpara gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi në banesën e Bakallit u zbulua një depo e modifikimit të armëve.

Sipas “Balkanweb”, seanca gjyqësore është shoqëruar me debate, pasi prokurorja ka thënë në sallën e gjyqit se “Në telefonin e Dorian Kalos janë gjetur skica e banesës, ku bëhej modifikimi i armëve. Banesën e kishte në përdorim Ervis Bakalli”.

Por këto akuza janë mohuar nga Dorian Kalo dhe avokati i tij ka insistuar që Prokuroria t’i vërë në dispozicion këto skica, sepse sipas tij, nuk ekzistojnë.

Por prokurorja është shprehur se telefonat e Kalos dhe Bakallit janë dërguar për ekspertim. Madje Kalo ka mohuar të ketë lidhje me depon e armëve.

Dy ditë më parë, drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika tha se ata janë kapur duke punuar për modifikimin e armëve në një banesë në pronësi të Elvis Bakallit në zonën e Mëzezit.

Sipas policisë, të rinjtë siguronin armë nga persona me të shkuar kriminale dhe dyshohet se më pas ato shiteshin te grupet kriminale me qëllim përdorimin e tyre në krimet kundër personit.

Bakalli rezulton që ka pasur në përdorim shtëpinë, ku u gjetën armët.