Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është rrëzuar nga biçikleta pasi ndaloi për të përshëndetur mbështetësit e tij në Rehoboth, Delaware të shtunën. Megjithatë pas këtij incidenti, Shtëpia e Bardhë tha se presidenti 79-vjeçar nuk kishte nevojë për kujdes mjekësor.
Pamjet e incidentit tregojnë Bidenin duke kaluar një rrugë me shpejtësi të ulët, përpara se të vendosë njërën këmbë në asfalt sikur do të zbriste nga biçikleta. Në këtë moment presidenti bie në tokë.
Here’s footage I took of President @JoeBiden falling over on his bike this morning in Rehoboth. pic.twitter.com/hCt1af0pFU
— Nikki Schwab (@NikkiSchwab) June 18, 2022
Biden, i cili mbante një helmetë në kokë, u ndihmua të ngrihej në këmbë nga asistentët. Ai u largua pasi foli shkurtimisht me turmën e vogël të mbështetësve që ishin mbledhur përgjatë rrugës së tij me biçikletë.
President Joe Biden falls from his bicycle at Rehoboth Beach in Delaware. He stood up quickly and rode away after speaking to the crowd. 📷 @nytimes pic.twitter.com/tdL20V3B68
— Sarah Silbiger (@Sarah_Silbiger) June 18, 2022
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden u rrëzua pasi “këmba e tij u ngec në pedale” dhe nuk kishte nevojë për kujdes mjekësor.
Biden është parë shpesh të lëvizë me biçikletë rreth qytetit bregdetar të Rehoboth. Gjatë fushatës së tij zgjedhore të vitit 2020, mbështetësit e Bidenit i konsideronin këto xhiro me biçikletë si dëshmi të fuqisë së ish-zëvendëspresidentit, pas sulmeve nga presidenti i atëhershëm Donald Trump për shëndetin e tij mendor dhe fizik.
Megjithatë, incidente të shumta që nga zgjedhjet e vitit 2020 kanë vënë në dyshim shëndetin e Bidenit. Përveç gafave të tij verbale dhe konfuzionit të dukshëm gjatë fjalimeve dhe eventeve, Biden theu këmbën në nëntor 2020 ndërsa luante me qentë e tij si dhe është parë duke u rrëzuar tre herë në shkallë ndërsa hipte në avionin e “Air Force One” dhjetorin e kaluar.