Vendosni fjalën kyçe....

“Kamala Harris është ‘sinqerisht e padobishme’, s’e di çfarë bën në atë post” – Kongresmenia amerikane


Zëvendëspresidentja Kamala Harris ka qenë ‘e padobishme’ në kontrollin e kufirit të SHBA me Meksikën, tha përfaqësuesja republikane Mayra Flores (Texas) për Fox Neës në fillim të kësaj jave.

Në një zgjedhje speciale të kohëve të fundit, Flores ktheu një vend të fituar me lehtësi nga paraardhësi i saj demokrat vetëm dy vjet më parë.

Flores mundi kandidatin demokrat Dan Sanchez në një zgjedhje speciale javën e kaluar, duke marrë 51% të votave në një zonë të fituar nga deputeti demokrat në largim Filemon Vela në 2020.

Distrikti i Flores, i cili ndodhet në luginën e Rio Grande në kufi me Meksikën, është me përbërje 85% hispanike dhe është përfaqësuar nga Vela që nga viti 2012 dhe ka votuar për demokratët në tre zgjedhjet e fundit presidenciale.

Fitorja e Flores po interpretohet nga disa analistë si një shenjë se votuesit janë të pakënaqur me politikat kufitare të Partisë Demokratike dhe vetë Flores e veçoi Harrisin duke e kritikuar.

“Ajo është sinqerisht e padobishme.” – tha Flores.

“Nuk e di pse është në atë post. Ajo nuk ka qenë këtu në Teksasin jugor për të parë se çfarë po krijojnë politikat e tyre, rrëmujën që po krijojnë në vendin tonë dhe se politikat e tyre po dëmtojnë njerëzit e vërtetë.”

Harris u vendos nga presidenti amerikan Joe Biden në vitin 2021 për të adresuar një krizë të krijuar në kufirin SHBA-Meksikë.

Pasi Biden i dha fund politikës së ish-presidentit Donald Trump për mbylljen e kufijve me Meksikën për emigrantët e paligjshëm, numri i emigrantëve të ndaluar përgjatë kufirit jugor të SHBA-së gati u trefishua gjatë gjashtë muajve të parë të presidentit në detyrë.

Qytete gjigante me emigrantë u ngritën përgjatë pikave të kalimit, ndërsa republikanët akuzuan Bidenin se e shpërfillte problemin.

Ndërkohë, kalimet ilegale të kufirit arritën një rekord 239,416 muajin e kaluar, pa llogaritur ata që iu shmangën zbulimit, dhe hyrjet e paligjshme të këtij viti janë në rrugën e duhur për të kaluar totalin e vitit të kaluar prej 1.7 milionë brenda javëve të ardhshme.