Vendosni fjalën kyçe....

PD nis mbledhjen e firmave, do i kërkojë Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të ministres Xhaçka


Partia Demokratike ka nisur mbledhjen e firmave për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit për deputetn e ministren e PS-së, Olta Xhaçka.

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deputeti Shehaj tha se selia blu ka faktet që Xhaçka ka shfrytëzuar postin për të përfituar toke shtetërore në përodrim në jug.

“Jemi duke mbledhur firmat për të bërë kërkesën për heqjen e mandatit të ministres Xhaçka. Pronat janë të gjitha këto që kemi shfaqur. Nuk kemi të bëjmë me një shpjegim të sajuar, apo deklarata politike, por kemi të bëjmë me fakte dhe dokumente. Në fund fare është ministrja ajo që ka përfituar pronën në përdorim.” – tha Shehaj.

Ai shtoi më tej se bashkëshorti i Xhaçkës, ish-deputeti i PS-së Artan Gaçi është shpallur investitor strategjik për ndërtimin e një resorti në Dhërmi, ku kompania ‘AGTÇ’ do e marrë tokën në fjalë në përdorim për 30 vite.

Sipas Shehajt, kompania AGTÇ është në pronësi të kunatës së ministres Xhaçka, një shtetaseje amerikane e cila prej vitesh jeton në Tiranë dhe bashkëjeton më vëllain e ministres Xhaçka.