Vendosni fjalën kyçe....

Marrëveshja për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë: 1 milionë euro i mbulon Shqipëria, 980 mijë euro Kosova


Në mbledhjen mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, ministrat e Energjisë dhe Infrastrukturës kanë prezantuar marrëveshjes për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë.

“Marrëveshja e bashkëfinancimit vjen në vijim të bashkëpunimit 2 palëshe mes Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Kosovës. Synon përcaktimin dhe ndarjen e kostove ndërmjet dy ministrive. Fondi i përcaktuar për të gjithë projektin është 1 milion e 980 mijë euro, kështu që Shqipëria do të mbulojë 51% të këtij financimi që është 1 milionë euro dhe pjesa tjetër nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës.

Ky studim tejkalon një projekt infrastrukturor. I përket një projekti kombëtar të shumëpritur që ka të bëjë me ndërtimin e portit të Durrësit dhe integrimin e ndërtimit të hekurudhës në projektin e madh.

Kjo linjë hekurudhore është nisja e një korridori të ri duke qenë se një nga problematikat që kemi hasur është përjashtimi i Shqipërisë më shumë se ai i Kosovës nga korridoret qendrore të Europës, duke dhënë mundësi që ky mjet transporti shumë efikas të kthehet në një nga më të rëndësishmit për qytetarët shqiptarë në dy anët e kufirit.”- tha ministrja Balluku.