Gustavo Petro fitoi zgjedhjet presidenciale në Kolumbi të dielën me mbi 50% të votave në balotazh, duke mundur manjatin e ndërtimit Rodolfo Hernandez, i cili ka pranuar humbjen. Ai do të bëhet lideri i parë i krahut të majtë në historinë e vendit.
“Sot është një ditë feste për popullin. Le të festojmë fitoren e parë popullore.” – shkruan Petro në Twitter menjëherë pas përfundimit të rezultateve. Më pas ai doli në skenën e kryeqytetit dhe falënderoi mbështetësit e tij.
“Kjo histori që po shkruajmë sot është një histori e re për Kolumbinë, për Amerikën Latine, për botën. Ne nuk do ta tradhtojmë këtë elektorat.” – tha ai.
Presidenti i zgjedhur shtoi se ai dëshiron të arrijë në të gjithë elektoratin për të punuar për të bashkuar vendin.
“Ne duam që Kolumbia, në mes të shumllojshmërisë së saj, të jetë një Kolumbi, jo dy.”
Kolumbia është rrënuar nga dekada të tëra të një kryengritjeje të majtë dhe telashe ekonomike. Vetë Petro iu bashkua grupit gueril urban M-19 në moshën 17-vjeçare, por këmbënguli më vonë se ai ishte një organizator, kurrë një luftëtar, sipas AFP.
Fitorja e Petro u përshëndet nga udhëheqës të tjerë të majtë në rajon, duke përfshirë presidentët e Meksikës, Argjentinës, Bolivisë, Kilit, Perusë, Venezuelës, Kubës dhe Hondurasit.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e uroi Petron, duke thënë se Uashingtoni është i gatshëm të punojë me qeverinë e tij për të ndërtuar ‘një hemisferë më demokratike dhe të barabartë’.
Petro do të marrë presidencën më 7 gusht.