Gjykata e Fierit ka rrëzuar kërkesën për lirimin nga qelia të anëtarit të bandës së Shkodrës, Safet Bajri.
Sipas “Balkanweb” gjykata e ka rrëzuar kërkesën e Bajrit me argumentin se nuk plotëson kriteret ligjore.
Drejtoria e Burgjeve ka dërguar në gjykatë raportin negativ për Bajrin, ndërsa kundër lirimit të tij nga burgu ka qenë edhe prokurori.
I dënuar nga Belgjika me 6 vite si pjesë e narkotrafikut, dënim të cilin po e kryen në Tiranë, Safet Bajri, kishte kërkuar lirinë në gjykatë.
Atij i kanë mbetur edhe 6 muaj burg, nga një vendim i drejtësisë belge që është njohur dhe nga drejtësia shqiptare.