Çmimet për benzinën dhe naftën në Mbretërinë e Bashkuar arritën nivele rekord gjatë fundjavës së kaluar, raportoi të martën kompania britanike e asistencës në rrugë, RAC, duke cituar ‘trendin shqetësues të kostos gjithnjë në rritje të karburantit’ në vend.
Çmimi mesatar i benzinës vendosi një rekord të ri prej 188.7 p/litër (2.32 dollarë) të dielën, tha RAC në faqen e saj të internetit.
Kompania shtoi se çmimet janë rritur për më shumë se pesë javë rresht dhe në mes të majit, një litër benzinë pa plumb kushtonte 2,02 dollarë. Nafta gjithashtu u ngjit në një tjetër maksimum të të gjitha kohërave të shtunën, tregojnë të dhënat e RAC, duke arritur në 196.1 p (2.40 dollarë) për litër.
“Një serbator plot benzinë për një makinë familjare 55 litra tani kushton gati 104 stërlina (127 dollarë) ndërsa ekuivalenti i naftës është pothuajse 108 stërlina (132 dollarë).” – tha zëdhënësi i karburantit RAC Simon Williams.
Sipas RAC, rritja e vazhdueshme e kostove të karburantit po përkeqëson krizën e kostos së jetesës dhe situata është përkeqësuar edhe më shumë nga grevat e hekurudhave të kësaj jave në Britani.
Kompania vuri në dukje se çmimet e benzinës duhet të ndalojnë së rrituri tani që çmimet e naftës kanë rënë paksa.
Standardi global i naftës së papërpunuar Brent po tregtohet me 116 dollarë për fuçi, pasi arriti nivelin më të lartë disajavor prej mbi 123 dollarë dy javë më parë.
Nafta, megjithatë, ‘duket e destinuar’ të bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë, duke rezultuar potencialisht në një rezervuar të plotë që kushton 110 stërlina (mbi 135 dollarë), tha RAC.