Ka shkuar në 1 mijë numri i njerëzve të vrarë nga tërmeti i fuqishëm në Afganistan, ndërsa mijëra të tjerë janë të plagosur.
Fotot e publikuara tregojnë rrëshqitjet e dheut dhe shtëpitë e rrënuara të ndërtuara nga balta në provincën lindore të Paktikas, ku ekipet e shpëtimit po përpiqen të trajtojnë të plagosurit.
Udhëheqësi i talebanëve Hibatullah Akhundzada tha se qindra shtëpi u shkatërruan dhe numri i të vdekurve ka të ngjarë të rritet edhe më
Siç shkruan BBC, ky është tërmeti më vdekjeprurës që ka goditur Afganistanin në dy dekada.
Shefi i informacionit për provincën Paktika, Mohammad Amin Hazifi, tha për BBC se 1 mijë njerëz kanë vdekur dhe 1 mijë e 500 të tjerë janë plagosur.
Ekipet e shpëtimit janë ende në kërkim të të tjerëve të varrosur nën tokë, shtoi ai.
Tërmeti goditi rreth 44 km (27 milje) nga qyteti juglindor i Khost, pak pas orës 01:30, kur shumë njerëz ishin në gjumë në shtëpitë e tyre.
“Në çdo rrugë që shkoni, dëgjoni njerëz që vajtojnë vdekjen e të dashurve të tyre. Shtëpitë janë të rrënuara.”– tha një gazetar lokal për BBC.
Tërmetet priren të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në Afganistan, ku banesat në shumë zona rurale janë të paqëndrueshme ose të ndërtuara keq.
The Afghan Defense Ministry has deployed helicopters to South-east #Afghanistan to deliver aid and transport the injured to nearby hospitals. The earthquake has struck districts in #Khost, #paktika & #Paktia. pic.twitter.com/Cg9lkiK7Rp
— Zahir Jan ظاهرجان احسن (@zahirjan286) June 22, 2022
Fermeri lokal Alem Wafa qau teksa i tha BBC-së se ekipet zyrtare të shpëtimit nuk kanë arritur ende në fshatin e largët Gyan – një nga më të goditurit.
“Nuk ka punonjës zyrtarë të ndihmës, por njerëz nga qytetet dhe fshatrat fqinje erdhën këtu për të shpëtuar njerëzit. Unë arrita këtë mëngjes dhe unë vetë gjeta 40 trupa të pajetë.”
Ai vazhdoi: “Shumica prej tyre janë fëmijë të vegjël, shumë të vegjël. Këtu ka një spital. Por nuk mund të përballet me këtë fatkeqësi. Nuk ka kapacitet.”
Zyrtarët talebanë kërkuan që agjencitë e ndihmës të nxitojnë në zonat e prekura në lindje të vendit.