Vendosni fjalën kyçe....

Mehdi Malkaj: Në rrjetet sociale jam krahu i djathtë i Berishës, të heqim moton “ç’më duhet mua”


Aktori Mehdi Malkaj ishte në tryezën e ish-kryeministrit Sali Berisha me shoqërinë civile.

Malkaj tha se në rrjetet sociale ai cilësohet si krahu djathë i Berishës.

Aktori tha se duhet të hiqet motoja “ç’më duhet mua” sa herë shkelen të drejtat duke përmendur shembjen e shtëpive apo hedhjen e gazit.

“Si fillim desha të them që në të gjitha rrjetet sociale unë jam krahu i djathtë i Doktorit.  Çfarë duhet të bëjmë? E ç’më duhet mua. Kjo është motoja e të gjithë popullit shqiptar.  Ne po nuk vramë ‘ç’më duhet mua’ nuk kemi gjë në vijë. U bë kjo, u shëmbën shtëpitë, u hodh gaz, ç’më duhet mua thamë. Duhet të heqim këtë ‘ç’më duhet mua’”, u shpreh ai.