Presidenti i SHBA-ve Joe Biden i ka kërkuar zyrtarisht Kongresit që të ulë taksën federale të karburantit për tre muaj.
Thirrja e Biden vjen në përpjekje për të ulur koston e krizës energjitike, si pasojë e të cilës janë vendosur çmime rekord të gazit në pikat e karburantit në SHBA .
Në të njëjtën kohë, në deklaratat e tij, presidenti amerikan u bëri thirrje kompanive të naftës që të përpunojnë më shumë naftë në benzinë. Kjo, tha ai, do të ulte çmimin e karburantit me një dollar në pikat e karburantit.
Kujtojmë se qeveria amerikane po ushtron presion mbi kompanitë e mëdha amerikane për të ndihmuar në zbutjen e kostos për drejtuesit e automjeteve gjatë sezonit të verës. Si pjesë e këtyre përpjekjeve, shtatë kompani nafte do të takohen të enjten me Joe Biden dhe do të ngrenë çështjen e politikës së çmimeve, mes fitimeve të larta të regjistruara nga industria.