Kryeministri Edi Rama ndodhet në Austri, ku po merr pjesë në Forumin Europian Ëachau ku diskutohet ruajtja e së ardhmes së Europës dhe Zgjerimi i BE-së.
Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi Samitin në Bruksel duke thënë se Austria është vendi më i mirë për të marrë veten nga mbledhjet depresive.
Më tej ai shtoi se Bashkimi Europian ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, aq sa rajoni ka nevojë për unionin.
“Ky më duket vendi i përsosur për të diskutuar Europën dhe Ballkanin Perëndimor. Në këtë lloj kryqëzimi ku disa prej shkallëve shkojnë lart dhe ne jemi në mes. Mund ta ngremë njëri-tjetrin por mund ta ulim dhe poshtë. Disa njerëz mund ta kuptojnë mirë, ndërsa disa të tjerë do duhen më shumë shtysë për ta kuptuar. BE ka nevojë për Ballkanin njësoj sa Ballkani ka nevojë për BE-në. Nuk është ide e mirë që të ftosh dikë nga Ballkani dhe ta lësh të ulet, pasi mund të kërkosh shumë kohë ta dëgjosh fjalën e tij. Nuk ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhjet depresive të Brukselit.”-tha Rama.
Kryeministri shqiptar u shpreh i zhgënjyer për mos hapjen e negociatave duke përsëritur deklaratat se ndjen keqardhje për BE-në.
“Nuk falënderoj dot sa duhet kancelarin, është këtu me ne, është ulur krah meje ashtu siç ulet krah meje në Këshill sepse Austria dhe Shqipëria fillojnë me gërmën A. Ai është mbështetës i Ballkanit perëndimor dhe Shqipërisë Faleminderit Karl, Zoti të bekoftë.
Pas këtyre fjalëve të bukura do më duhet të bëhem i hidhur sepse do flas për BE.
Ndihem i keqardhur për BE, vërtet i keqardhur. Shumë njerëz i komentuar ato çfarë thashë në konferencë për shtyp pas takimit si një zemëratë e madhe, po mund të jetë, por s’ka të bëjë me ne por me BE. pasi qëndruam për 4 orë me udhëheqësit e vendeve, i dëgjuam dhe ndjemë pafuqinë e tyre përballë një situate surreale ku Bullgaria merr peng dy vende të NATOS në mes të një lufte të nxehtë në kufijtë e Evropës, që rrekej të qëmtonte pasiguri historike mu përpara syve të 26 vendeve të tjera që s’mund të bëjnë asgjë. Dje Parlamenti bullgar votoi diçka që do jetë mjaftueshme për Maqedoninë e Veriut, kjo s’lidhet vetëm me Bullgarinë.”- tha Rama.