Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden 17 persona të vdekur në një klub nate në Afrikën e Jugut


Të paktën 17 persona janë gjetur të vdekur në një klub nate në qytetin e Londrës Lindore të Afrikës së Jugut.

BBC shkruan se trupat u gjetën në tavernën Enyobeni herët të dielën dhe sipas raporteve ka edhe disa njerëz të plagosur.

“Rrethanat rreth incidentit janë nën hetim ndërsa ne flasim.”- tha një zëdhënës i policisë për kanalin televiziv Newsroom Africa.

“Ne nuk duam të bëjmë asnjë spekulim në këtë fazë.”- tha brigadieri Tembinkosi Kinana.

Një numër i madh i personelit të shërbimit të urgjencës janë në vendngjarje në provincën e Kepit Lindor.

Të afërmit e viktimave nuk kanë mundur të shohin trupat e tyre, dhe vendasit kanë bërë thirrje që vendi të mbyllet.

Komisioneri i policisë së Kepit Lindor Nomthetheleli Lilian Mene i tha SABC News se “kishte një rrëmujë të supozuar brenda në tavernë”.