Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Shëngjin ku një person ka mbetur i plagosur pas një sherri për shezlongët.
Sipas televizionit “News 24”, pronari i një subjekti privat në Shëngjin është goditur me lopatë pas koke pas një sherri me një person tjetër.
Biznesmeni A. Marku thuhet se është nisur në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.
Ndërsa personi që e ka goditur është larguar nga vendngjarja.
Dyshohet se sherri ka ndodhur për ndarjen e hapësirës së plazhit në zonën e Kunes.