Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Konfindustrisë: Qytetarëve u vidhet 5-8% e volumit të karburantit në pikat e furnizimit


Konfindustria ka denoncuar abuzimet për sa i përket volumit të shitjes së karburantit në vend duke thënë se grabitja shkon deri në 5% për gazin e jo më pak 8% të karburanteve të tjera.

Sipas llogaritjeve të saj, kostot për xhepin e qytetarëve në vit shkon në dhjetëra milionë euro.

“Sipas vlerësimeve të tërthorta krahasuese me vendet fqinje llogaritet, se për naftën dhe benzinën grabitja në volume mund të arrijnë në jo më pak se 5% dhe për gazin e lëngshëm jo më pak se 8% të sasisë së shitjes. Shqetësimet kanë ardhur në shtim sidomos në gjysmën e dytë të vitit 2022, që i përket edhe rritjes së fortë të çmimit të karburanteve. Duke patur parasysh se tregu i karburanteve në Shqipëri qarkullon të paktën 1,5 miliard $, kosto e bizneseve dhe qytetarëve shtohet në dhjetëra milion euro/vit. Gjithashtu, pasoja të rënda i shkaktohen buxhetit të shtetit, duke ditur se 60% e çmimit të karburanteve janë taksa dhe tatime.” – shkruhet në reagimin e Konfindustrisë.