Një jaht është fundosur këtë pasdite në Dhërmi.
Rreth orës 18.30 është njoftuar SPK Dhërmi se në Drimadhes Dhërmi në një distancë rreth 100 m nga bregu duke qëndruar bovë në spirancë është mbytur një mjet lundrues rreth 5m i gjatë i si pasojë e ndonjë çarje që mund të ketë pasur, nuk ka dëme në njerëz.
Mjeti lundrues i mbytur është Jaht rreth 15 m i gjatë me emrin “BAE” me flamur Panamez, në pronësi të shtetasit Festim Prendi i lindur në Shkodër banues ne Tiranë.
Në jaht nuk ka pasur persona dhe mendohet se shkak i fundosjes ka qenë futja e ujit nga poshtë jahtit, në një nga tapat kryesore të tij.