Gazetari Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se pronari i një prej kompanive më të mëdha të betonit, është sjellë nga Spanja në Tiranë për të vuajtur dënimin, por autoritetet nuk e kanë bërë me dije këtë për publikun. Bëhet fjalë për Pashk Rrapin.
Hoxha tha se autoritetet nuk donin të nxirrnin këtë informacion.
“Pyeta për një person a është ekstraduar? Më thanë mos fol se është në ajër, sa ta sjellim. Deri sot, kanë bërë deklarime se janë ekstraduar disa njerëz, por për këtë nuk është thënë. Prita a do të dilte në media. Pyeta prap sot, a doli ky? Ka ardhur me linjën e Barcelonës. Më thonë e ke në burgun e Reçit. Personi është Pashk Rrapi, aksioneri i një nga kompanive më të mëdha të betonit. Nga Spanja nuk është ekstraduar por transferuar. Ne e kemi pranuar tranferimin. Që të mos e marrin vesh njerëzit, ka vajtur direkt në Reç. Ka ardhur me linjën e Barcelonës. Është nga kompanitë më të mëdha të betonit.Pra dalim te kjo, si pastrohen paratë? Hekur, beton, çimento… Fakti që nuk dilte si lajm… Doja ta shikoja se çfarë përfaqësonte”-deklaroi Hoxha.