Vendosni fjalën kyçe....

“Shqipëria në rrezik”-Prezantohet slogani për protestën e 7 korrikut, Berisha: Protesta finalizohet me shpëtimin nga regjimi i Ramës


Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me shoqërinë civile ka prezantuar edhe sloganin për protestën e 7 korrikut.

“Shqipëria në rrezik” e ka titulluar Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha sloganin për protestën në 7 korrik.

Berisha gjatë takimit tha se qeveria gjithnjë e më shumë i ngushton çdo ditë lakun qytetarëve.

Ju falënderoj për praninë tuaj sot në këtë sallë, prani që dëshmon vendosmërinë e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje, e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë. Një qeveri e cila sikur nuk është një qeveri që përpiqet të zgjidhë, t’u japë përgjigje problemeve madhore të qytetarëve të vendit dhe vendit në tërësi, por një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve tanë. një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, në rrafshin shqiptar vendos për t’i thënë jo, ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur as një institucion shqiptar, as presidencën, as parlamentin, por na informon se u lidha me Aleksandër Vuçiç”-tha Berisha.