Vendosni fjalën kyçe....

Pakoja me eksploziv në makinën e drejtoreshës së shëndetit publik, policia jep detajet


Policia ka zbardhur detaje nga pakoja me eksploziv e vendosur në makinën e Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër.

Pas shpërthimit të kontrolluar nga njësia antieksploziv e RENEA-s rezultoi se pakoja përmbante lëndë shpërthyese.

Prokuroria e Shkodrës po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”-njofton policia.