Turqia do të mbështesë aplikimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO në samitin e ardhshëm të aleancës në Spanjë, njoftoi presidenti finlandez Sauli Niinisto të martën pas një takimi me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministren suedeze Magdalena Andersson.
Të tre vendet nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në takimin e organizuar me mbështetjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Hapat konkretë për anëtarësimin tonë në NATO do të bien dakord mes aleatëve të NATO-s gjatë dy ditëve të ardhshme, por ky vendim tani është i pashmangshëm,” tha Niinisto. “Jam i kënaqur që kjo fazë në rrugëtimin e Finlandës drejt anëtarësimit në NATO ka përfunduar”.
Sipas Turqisë, Finlanda dhe Suedia u zotuan të “dënojnë terrorizmin në të gjitha format e tij” dhe t’i japin fund mbështetjes së tyre për organizatat që Ankaraja i ka cilësuar si terroriste – duke përfshirë grupet kurde PKK dhe YPG, si dhe lëvizjen e udhëhequr nga kleriku i mërguar Fetullah Gulen. të cilin qeveria turke i referohet si FETO.
“Turqia mori atë që donte”, tha Erdogan në një deklaratë pas shpalljes së marrëveshjes.