Vendosni fjalën kyçe....

Harta e re gjyqësore/ Avokatët vendosin bojkot pa afat të seancave gjyqësore, masë disiplinore kush nuk e respekton


Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin për të bojkotuar seancat gjyqësore pa afat.

Kjo si dhenjë kundërshtimi për hartën e re gjyqësore me një apel dhe 13 gjykata të shkallës së parë. Avokatët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore sepse sipas tyre cenon rëndë aksesin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe rrit ndjeshëm kostot.

Afati i bojkotit për masat nis nga dita e enjte, deri në kthimin pas të draftit të Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Kreu i avokatisë, Maks Haxhiaj tha se vendimi është i të gjithë avokatëve dhe i pa ndikuar prej tij.

Këshilli madje ka vendosur që do të marrë masa penalizuese për avokatët që nuk respektojnë bojkotin.

Sipas “BW”, vendimi unanim është marrë para pak minutash në mbledhjen e Dhomës së Avokatisë në Xibrakë. Një risi është për masat e arrestit, të cilat do të bojkotohen në dhjetë ditët vijuese, ndërsa më pas do të merret një vendim i dytë.