Grabitet një automjet në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja është denoncuar nga pronari i mjetit nga Kruja, i cili ka thënë në polici se dy persona i kanë vjedhur me dhunë makinën e tij, tip “BMW”.
“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip ‘BMW’, dhe janë larguar.”- njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.