Vendosni fjalën kyçe....

Motori përplaset me autobusin në Finiq, plagoset 25-vjeçarja


Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Mesopotam të Finiqit, pranë Sarandë. 

Ka qenë një motor me drejtues M.Z, 29 vjeç që është përplasur me një autobus.

Si pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja e motorit, A.D, 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. 

“Sot, rreth orës 18:20, në Mesopotam, Finiq, një motomjet me drejtues shtetasin M. Z., 29 vjeç, është përplasur me një mjet autobus me drejtues shtetasin V. Z., 55 vjeç. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e dëmtuar pasagjerja shtetasja A. D., 25 vjeçe, e cila udhëtonte në motomjet dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit”-njofton policia.