Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin “Opinion” se Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë të këshilluar të bëhen pjesë e protestës së 7 Korrikut.
Berisha i cilësoi Bashën dhe Alibeajn si zjarrfikës.
I pyetur nga gazetarja Fatjona Mejdini se gjysma e grupit nuk e mbështet, Berisha tha:
“Deklaratat i përkasin Alibashës. Ai bashkë me Bashën nuk janë të këshilluar të vijnë. Kjo për shkak se janë si zjarrfikës dhe demokratët nuk i duan. Kjo është këshillë, jo përjashtim. Dhashë një këshillë, nuk kam thënë ndalim”.