Shaip Kamberi ka fituar mandatin e deputetit në Parlamentin e Serbisë.
Kamberi arriti votat e nevojshme që të bëhet deputet pas përsëritjes së zgjedhjeve ditën e sotme në Tërrnoc.
Fitoren e Kamberit e ka uruar edhe Presidenti në detyrë Ilir Meta.
Meta thotë se ka besim që Kamberi do jetë zë i fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Urime Shaip Kamberit për fitoren e mandatit të deputetit në Kuvendin e Serbisë.
Besimplotë se do të jetë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”-shkruan Meta.