Vendosni fjalën kyçe....

37-vjeçari nga Fushë Kruja gjendet i vdekur në banesë, dyshohet se është vetëhelmuar


Një 37-vjeçar në Fushë Krujë i ka dhënë fund jetës. Sipas policisë, shtetasi me inicialet D.S dyshohet se është vetëhelmuar.

Megjithatë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar qartë shkakun e vdekjes dhe arsyet që mund ta kenë shtuar 37-vjeçarin drejt vetëvrasjes.

 “Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– njofton Policia e Durrësit.