Vendosni fjalën kyçe....

Vijon përplasja me Këlliçin, Kokalari: Ato që po mundohet të më bëjë mua në Amerikë, do të shokojnë çdo demokrat



Nuk ka të ndalur konflikti mes deputetit Belind Këlliçi dhe aktivistet demokrate Evi Kokalari.

Kjo e fundit ka reaguar pasi Këlliçi tha mbrëmjen e kaluar në një program televiziv se Kokalari e kishte akuza pa fakte dhe prova.

Aktivistja konservatore thotë në një postim në rrjetet sociale se “hipokrizia e Këlliçit kalon edhe atë të Lulzim Bashës.”

Pasi foli për padinë ndaj Kokalarit, në emisionin “Frontline”, Këlliçi tha se: “Nëse unë kam bërë këto shkelje, duhet të largohem nga politika. Nëse është e kundërta, personi duhet të marrë përgjegjësitë. Kam kërkuar 1 milion lekë të reja për të bërë disa ture për të rinjtë”.

Kësaj deklarate Kokalari iu përgjigj duke thënë: “Hipokrizia e Belind Këlliçit kalon atë të Lulzim Bashës.

Atë $10,000 që “do ta harxhojë” për të rinjtë, bën mirë ta fitojë njëherë, pastaj të shesësh mend se ku do ta shpenzosh.

Dhe me që ra fjala, FRPD ka 6 vjet pa zgjedhje dhe ti je mbi të 35-ta. Boll e mbajte atë post peng.”

Kokalari thotë se Këlliçi po mundohet ta sulmojë atë nga SHBA-ja, por këto detaje tha se do t’i zbulojë një moment tjetër: “Ah, që mos harroj – se keni parë akoma fytyrën e vërtetë të Këlliçit. Ato që po mundohet të më bëjë mua në Amerikë, do të shokojë çdo demokrat të ndershëm.

Së shpejti do dalin dhe këto…”

 

REAGIMI I PLOTË I KOKALARIT

Përgjigje një interviste të Këlliçit të dhënë sonte në Frontline:

Hipokrizia e Belind Këlliçit kalon atë të Lulzim Bashës.

Atë $10,000 që “do ta harxhoj” për të rinjtë, bën mirë ta fitoj njëherë, pastaj të shesësh mend se ku do ta shpenzoj.

Dhe me që ra fjala, FRPD ka 6 vjet pa zgjedhje dhe ti je mbi të 35-ta. Boll e mbajte atë post peng.

Mjaft e krahasove padinë tënde me atë të Salianjit. Salianji u denoncua në SPAK, ku duhet të investigohesh dhe ti.

E vetmja arsye që ti bëre padi, ishte që të justifikosh mos-përgjigjen tënde. Ti nuk lobove për 10 të rinj më tepër në Këshill Kombëtar, kështu që boll the “Amen”. Ti fute 10 të rinj (të gjithë shokët e tu me shumë pak vota), dhe nxorre nga Këshilli 10 të tjerë që kishin fituar me MERITOKRACI.

PD ka gjykatën e saj, dhe çështja e manipulimit të listës, duhej të shkonte pikërisht atje. Padi civile apo penale në Gjykatat e Shqipërisë zgjasin 5-6 vjet, dhe ti pikërisht atë doje – të rrish sa më gjatë në gjykatë që të evitosh të vërtetën.

Kam plot për të thënë për “hate-speech” e linçuar nga ty nëpërmjet portaleve gjobavënëse dhe njerëzve më ordiner që mban shoqëria Shqiptare. Është hipokrizi e thellë kur flet se ka pasur shpifje kundrejt teje, por bën të verbrin ndaj bullizmit të pesë javëve të fundit ndaj meje – linçuar nga ty vetë.

Nejse – së shpejti, do jap variantin tim të plotë të ngjarjeve dhe do ti bëj faktet e manipulimit publik sepse të gjithë anëtarët e PD kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe s’kanë pse presin 6 vjet për gjyqet e tua.

Po ja – të kalojë dhe 7 Korriku, e merremi vesh.

E me që ra fjala, vetëm në media të majta del, dhe flet për padinë kundrejt meje. Këtyre të tjerëve i kërkon të mos e diskutojnë si temë se s’ke këllqe, dhe pse merr Lorencin për mbrojtje.

Ah, që mos harroj – se keni parë akoma fytyrën e vërtetë të Këlliçit. Ato që po mundohet të më bëjë mua në Amerikë, do të shokoj çdo demokrat të ndershëm.

Së shpejti do dalin dhe këto….