Vendosni fjalën kyçe....

Zbardhet vendimi i ri i Bordit, sa do ulet çmimi i naftës


Zbardhet vendimi i sotëm i Bordit të Transparencës. Sikurse deklaroi pak më herët ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Bordi i Transparencës ka ulur çmimet e karburanteve.

Çmimi i naftës ulet në 243 lekë/litri, i benzinës në 235 lekë/litri dhe i gazit në 81 lekë/litri.

Kështu, nafta ëshë ulur me gjashtë lekë për litër, benzina me shtatë lekë dhe gazi me dy lekë.

Ajo që vihet re nga vendimet e fundit të Bordit të Transparencës, është se çmimet e karburanteve po ulen ndërkohë që afrohet protesta e shtatë korrikut të thirrur nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se më 17 qershor, çmimi i naftës arriti në shifra rekord, kur një litër me pakicë u shit për 265 lekë për litër.

Benzina nga ana tjetër shitej me 241 lekë/litri ndërsa gazi me 86 lekë/litri.

NJOFTIMI

Bordi i Transparencës në datë 1 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 243 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 231 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 69 lekë/litër për automjetet.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 1 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.