Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Mirditë, 51-vjeçari dyshohet se u konfliktua me dy persona


Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Fan të Mirditës mbrëmjen e sotme.

Shtetasi M.P 51-vjeç, është paraqitur në spitalin e Rrëshenit i plagosur me armë zjarri.

Nga hetimet paraprake dyshohet se 51-vjeçari është konfliktuar me dy persona të tjerë në autostradën Rrëshen-Kukës në Fan.

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Rrëshen është dërguar për ndihmë mjekësore, i plagosur me armë zjarri shtetasi M.P. 51 vjeç, banues në Klos te Mirditës.

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët.

Këta janë shpallur në kërkim dhe policia thotë se “po punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera për identitetet e tyre”-njofton policia.