Vendosni fjalën kyçe....

Humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, plagoset 20-vjeçari në Korçë



Një 20-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Turan, Korçë.

I riu ka qenë duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, por në një moment dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit, i riu ka mbetur i plagosur.

Ai po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës.

“Më datë 02.07.2022, rreth orës 05:45, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Turan, Korçë, shtetasi N. K., rreth 20 vjeç, banues në fshatin Voskopojë, duke drejtuar mjetin tip ‘Toyota’, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë është lënduar vetë drejtuesi, i cili po merr ndihmën mjekësore në Spitalin e Korçës.”- bën me dije Policia.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.