Një mjet është djegur në orët e para të mëngjesit në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ahmet Haxhija ku është djegur mjeti Suzuki në pronësi të 35-vjeçarit me iniciale G.S.
Ai ka qenë i parkuar në oborrin e një pallati e flakët e kanë dëmtuar pjesërisht.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka qenë e qëllimshme.