Kreu i PD-së Berisha akuzoi gjyqtarin Artan Gjermeni lidhur me vendimin e tij për dënimin e gazetarit Jetmir Olldashi e për procesin ndaj deputetit demokrat Ervin Salianji për audiopërgjimin ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Në një konferencë për shtyp nga selia blu, kryedemokrati tha se në procesin e manipulimit të çështjes ndaj Xhafajt ishin të përfshirë gjyqtari Artan Gjermeni të cilin e akuzoi si anëtarë të Bandës së Lushnjës e trafikant qeniesh njerëzore.
Më tej ai tha se në manipulimin e çështjes ishin përfshirë edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ish-drejtori i policisë së Fierit Albert Nushi e ish-oficerë të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke kërkuar ndjekjen penale të tyre.
“Të nesërmen në 6 të mëngjesit prokurorët politikë për të mos bërë asnjë hetim ndaj aktivitetit të tij kriminal e nisën për në Itali për të vuajtur dënimin. Një ditë më vonëfillon manipukimi i frikshëm për të deformuar të vërtetën. Në këtë akt kriminal janë të përfshirë direkt, Ardi Veliu, famëziu Nushi që është në arrest sot. Punonjës të SHISH të cilët sikur të ishin agjentë të sigurimit të Enver Hoxhës të cilët sapo morën vesh se bëhej fjalë për Agron Xhafën shkelën mbi detyrën dhe deklaruan se zëri ishte i Agron Hysenit, pretedbim që u hosh poshtë nga laboratori i Britanisë së Madhe. Mbi dëshminë e Fredi Alizotit nisi procesi ndaj Ervin Salianjit dhe gazetarit Jetmir Olldashi, gjykatësi që dha dënimin në shkallë të parë ishte një kriminel dhe anëtar i Bandës së Lushnjës që Sadushët e kishin zgjedhur në bordin e Shkollës së Magjistraturës. Ai ishte Artan Gjermeni. Jam këtu për të kërkuar ndjekien penale Ardi Veliu, ish-kryepolicit të Fierit Nushi. Të ish-oficerëve të turpshëm në SHISH që manipuluan e falsifikuan provat. Ndjekjen penale të Artan Gjermenit, Petra Sadushit, Ardi Veliut, Albert Nushit e ish-oficerëve të SHISH-it. ” – tha Berisha.