Vendosni fjalën kyçe....

“Marku më mësoi të dashuroj Europën”- Rama në konferencë të përbashkët me kryeministrin holandez Mark Rutte


Kryeministri Edi Rama, është pritur në një takim sot nga homologu i tij holandez Mark Rutte dhe tani po zhvillojnë edhe një konferencë të përbashkët.

Rama gjatë fjalës së tij, tha se Rutte e mësoi se si të dashuronte Europën, duke u nisur nga mbështetja që ka shprehur për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Është një dhuratë e vërtetë të jesh sot këtu, pres darkën me Markun për ditëlindjen time. Ka më shumë përvojë. Ne punojmë sëbashku në Samitin e NATO-s, mendoj se theva rekordin e fjalimit më të shkurtër pasi Marku e tha gjithçka që doja të thoja për Ukrainën. Nuk ka asgjë për t’i shtuar kësaj. U bëra xheloz për fjalimin që mbajti ai, pasi doja ta mbaja unë. Doja të shpreh mirënjohjen për Holandën, kombinimin e qëndrimit të tyre të rreptë që në fakt ishte nervozues derisa e kuptuan. Ne kuptuam se Holanda ishte serioze lidhur me kriticizmin e saj, por edhe Holanda e kuptoi se ne ishim seriozë.

Falë këtij raporti dypalësh, ne shohim më shumë nga Holanda në vendin tonë. Renditet mes investuese më të mëdhenj në vend. Me shpresë presim me padurim një lajm të mirë në fillim të vitit tjetër falë të një eksplorimi që kompania Shell po bën në vendin tonë për energjinë dhe burimet e reja. Në të njëjtën kohë presim të shohim të materializuar raportin mes aeroportin e Tiranës dhe atë të Holandës.

Jam shumë mirënjohës, për përpjekjet e tij serioze për të shtyrë Ballkanin Perëndimor drejt Europës, për të shtyrë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Marku më mësoi që të dashuroj Europën, sepse është një dashuri e ashpër.” – tha Rama.

Gjatë kësaj konference, kryeministri holandez foli për çështjen e integrimit dhe tha se “Sapo të kemi një po, do të jemi të lidhur ngushtë me atë çfarë ndodh në RMV. Ne do të jemi mbështetës të plotë që të bëjmë të mundur realizimin e hapave të mëtejshëm”.