Kreu i PD-së Sali Berisha po zhvillon sot një takim me të rinjtë e FRPD-së.
Gjatë fjalës së tij para të rinjve, Berisha tha se ishte forumi rinor që e shndërroi PD-në në një forcë opozitare, ndërsa kritikoi qeverinë se i ka vrarë shpresën të rinjve dhe se vendi nga keqqeverisja është kthyer në monizëm.
Më tej ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, se kanë krijuar 24 ndërmarrje në funksion të inceneratorëve, për të vjedhur buxhetin e shtetit.
“Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit. Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje. Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t’i vrasin shpresën, kanë arritur t’i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet. Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë”. “Është kënaqësi të takohem me ju. Forumi ishte qershia mbi tortë, diamant i kurorës që e shndërroi PD në një parti të vërtetë opozitare. Sot mblidhemi me besimin se së bashku do të zhvillojmë një betejë jetike për vendin, të ardhmen dhe kombin. Në këtë kontekst nëse PD ka një mision së bashku me forcat tjera opozitare në këtë kohë kritike për të, në krye të këtij misioni qëndron forumi rinor, të rinjtë opozitarë që si misionarë do të bëjnë gjithçka për të fituar zemrat e të rinjve dhe të qytetarëve që të bashkohemi për ndryshimin e Shqipërisë.
Të bashkohemi në një lëvizje të madhe që duhet t’u rikthejë lirinë shqiptarëve. Një vend mund të ketë pasuri të pafundme natyrore, por ndonjëherë shndërrohet në mallkim, Ju jeni dëshmitarë se çfarë po ndodh gjatë këtyre viteve me pasuritë publike të shqiptarëve.
Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit. Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje. Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t’i vrasin shpresën, kanë arritur t’i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet. Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë.
Zbresim si opozitë e vërtetë, me qëllimin për të filluar një stinë të re në betejën e tyre për të dalë nga monizmi në rrafshin politik. Ky njeri që vjedh më mafien e tij ofron kanabisin, paratë e krimit si shkëmbim për mohimin e lirisë. Kjo politikë e këtyre viteve na solli një komb në shkretëtirë.”– tha Berisha.