Vendosni fjalën kyçe....

Del përgjigja e ADN-së, trupi i dekompozuar në Malin e Gramozit i përket të riut të zhdukur


Trupi që u gjet i dekompozuar në Malin e Gramozit në vendin e quajtur ‘Hau i Kreshoves’ nga dy barinj të rastit i përket 29-vjeçarit Sherif Mukaj.

I riu nga fshati Starje rezultonte i zhdukur prej 1 nëntorit.

Identiteti i tij u zbulua pas analizës së AND-së. Tashmë për policinë nuk ka më dyshime që trupi është i 29 vjeçarit dhe familjarët kanë tërhequr dhe kanë varrosur mbetjet kockore.

Sipas policisë nga këqyrja e skeletit në pjesën e kafkës është konstatuar një vrimë tejshpuese që dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i armës së zjarrit ndërkohë që në cilësinë e provës materiale në pyll bashkë me kufomën u gjetën dhe u sekuestruan një xhup, brenda të cilit kishte një aparat celular dhe një palë çelësa shtëpie që korrespondonin pikërisht me derën e shtëpisë së Mukajt.