Vendosni fjalën kyçe....

Stuhia e erës rrëzon tendën e kalçetos në Sarandë, humb jetën 22-vjeçari


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, ku një 22-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u godit nga tenda mbrojtëse e një kalçetoje pas një stuhie.

I riu Armando Kazma pësoi dëmtime për shkak se era e fortë rrëzoi tendën mbrojtëse në fushën e futbollit ku ai po qëndronte. Ai u dërgua në spital por për fat të keq nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra.

“Në vijim të informacionit paraprak për rrëzimin e tendës së një kalçetoje sportive, ku si pasojë u dëmtua shtetasi A. K., 22 vjeç, ju informojmë se si pasojë e dëmtimeve të marra, ky shtetas ndërroi jetë në spital.”- bën me dije policia.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.