Vendosni fjalën kyçe....

SPAK bën bilancin e punës për Qershorin: 29 të pandehur janë shpallur fajtorë, konfiskuam mijëra euro e lekë


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe krimit të Organizuar (SPAK) ka bërë bilancin e punës për muajin qershor të vitit 2022.

Përmes një njoftimi, SPAK bën me dije se përgjatë këtij muaji janë deklaruar fajtor 29 persona.si dhe ka konfiskuar shuma të mëdha parash, si 303.800 lekë, 20.074 euro dhe 12.000 dollarë.

Po ashtu, SPAK thotë se janë 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve si dhe janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë.

Gjatë muajit Qershor 2022:

Janë paraqitur 12 kallëzime penale, nga të cilat për 5 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 7 procedime penale, nga të cilët 2 procedime për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 3 procedime penaleme 26 persona të pandehur, nga të cilat, 2 procedime me 25 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe një procedim me një të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçmeështë miratuar nga Gjykata e Posaçme një masë sigurimi personal ndaj një personi nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme5 vendime themeli, janë deklaruar fajtorë 29 të pandehur.

Janë kthyer 54 përgjigje për shkresa të ardhura nga institucione të ndryshme lidhur me statusin e shtetasve dhe zyrtarëve publikë shqiptarë në raport me procedimet penale ndaj tyre.

Janë ekzekutuar 6 vendime penale të formës së prerë si dhe janë nxjerrë 22 urdhra ekzekutimi për persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë.

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi per konfiskimin e pasurive të luajtshme si më poshtë:

Automjete 6 copë

Aparate celulare 82 copë të markave të ndryshme

Laptop 6 copë

Janë nxjerrë urdhra ekzekutimi për konfiskimin e Vlerave Monetare si më poshtë:

800 (treqind e tremijë e tetëqind ) mijë lekë

074 (njëzetmijë e shtatëdhjetë e katër) EURO

005 (njëmijë e pesë) paund (GBP)

000(dymbëdhjetë) mijë dollarë

2200 (dymijë e dyqindtë) franga

Janë miratuar nga prokurorët e posaçëm 30 vendime për miratim takimesh të të paraburgosurve me familjarët e tyre dhe 3 vendime per lejimin e kryerjes së bisedave telefonike.

Janë vënë në ekzekutim 3 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore; janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.

Janë mbajtur 4 takime koordinuese palë në marrëveshjet në kuadër të skuadrave të përbashkëta hetimore me autoritetet e huaja.

Është dërguar dokumentacioni pranë Ministrisë së Drejtësisë me qëllim ekstradimin e 3 shtetasve shqiptarë nga jashtë vendit në Republikën e Shqipërisë.

U është kthyer përgjigje e plotë 24 (njëzetë e katër) kërkesave për informacion brenda muajit Qershor 2022.