Vendosni fjalën kyçe....

Vetëvrasja e Kastriot Myftarajt, zbulimi i kancerit e kishte rënduar psikologjikisht


Të tjera detaje bëhen me dije lidhur me vdekjen e analistit Kastriot Myftaraj i cili është hedhur mesditën e sotme nga dritarja e dhomës së tij duke i dhënë fund jetës.

Sipas “News 24” nëna e tij e cila jetonte me të ka qenë në dhomën tjetër në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Lajmin ia bënë të ditur punonjësit e policisë, të cilët u ngjitën lart në banesë. Grupi hetimor ka evidentuar dritaren e hapur në dhomën e Myftarajt dhe ka mbledhur të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një sëmundje e rëndë, ajo që e çuar Myftarajn drejt vendimit drastik. Kjo sepse prej pak kohësh, ai ishte diagnostikuar me kancer dhe kjo gjë e ka rënduar atë psikologjikisht. Sipas “Euronews Albania”, vetëm para një jave Myftaraj e kishte mësuar për sëmundjen e rëndë.