Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: SPAK të mos zgjasë më hetimet, çdo ditë po zhvaten 80 mijë euro me Inceneratorët


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një konferencë për mediet, deklaroi se qeveria tashmë është kapur me “presh në duar” sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Ajo komentoi edhe protestën e djeshme të opozitës, duke thënë se qytetarët tashmë i kanë kuptuar mashtrimet e qeverisë dhe i bëri thirrje SPAK-ut që të mos i zgjasë më hetimet për inceneratorët dhe kompanitë që kanë kryer evazion fiskal, pasi shqiptarëve sipas saj po u zhvaten 80 mijë euro çdo ditë.

 “Qeveria shqiptare, të nderuar qytetarë, ka vazhduar deri në 2020 që ka paguar inceneratorin e Fierit. 2.5 mln euro në Inceneratorin e Fierit janë fatura false të Klodian Zotot. Janë kaq të pastra në dritën e diellit, sa që qeveria e Ramës është kapur me presh në dorë. Pjesëmarrja në protestën e djeshme është se qytetarët kanë kuptuar mashtrimet dhe grabitje të e qeverisë.

Pasi po i grabit çdo ditë me inceneratorët i ka grabitur identitetin, duke vendosur pensionistë të pafajshëm, njerëz që presin ndihmën ekonomike në listën e përfituesve.

I bëj SPAK që mos ta zgjasë më kontratën. Çdo ditë që zgjatet kontrata e inceneratorit të Tiranës i grabiten shqiptarëve 80 mijë dollarë në ditë. Këto para më e pakta do të ishin ndihmë financiare për zyrat e Prokurorëve të cilët mund të kishin më kollaj për të pasur më shumë staf për të pasur më shumë mundësi për të zbardhur sa më shpejt problemet e drejtësisë.

Ajo që dua të theksoj është se vepra penale e inceneteratorit të Tiranës, deri në sekondën e fundit quhet vepër penale. Veliaj nuk shpëton deri në sekondën e fundit të këtij koncesioni 30 vjeçar. S’ka njeri që t’i grabisë shqiptarët me një firmë të vetme dhe t’i detyrojë ata që t’i mbajë peng me një koncesion 30 vjeçar dhe t’i përdorë paratë për lobingje, apo për pastrim parash.”- tha Kryemadhi.