Vendosni fjalën kyçe....

 “Një lolo në duart e Taulant Ballës, lojë e rrezikshme”- Çfarë tha Berisha për Alibeajn



Kryetari demokrat, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët nëse do të ketë “amnisti” për Enkelejd Alibeajn nëse ai ndryshon qëndrim karshi tij.

Ndërsa përgjigjej, Berisha e quajti Alibeajn një “lolo në duart e Taulant Ballës” i shtyrë sipas tij nga disa kushte të tmerrshme, të cilat nuk i bëri të ditura.

“Së pari, nuk do ta identifikoja zotin Alibeaj me deputetët e tjerë të PD-së. Zoti Alibeaj është një njeri që siç e shifni, një lolo në duart e Taulant Balës, se Rama vetë nuk ia var dhe ka ngarkuar Taluantin me këtë. Ai bën atë aktin më të shëmtuar në 30 vite, përfaqësuesin e asaj që s’përfaqëson asgjë vetë.

Unë besoj se kjo është një lojë nga më të shpifurat e Edi Ramës. Loja me Enekelejd Aliebajt. Çfarë e shtyn Enkelejd Alibeajn? Ju garantoj se ka ca kushte të tmerrshme që i din vetë ai në këtë lojë depersonalizuesepor edhe të rrezikshme. Të bëhesh vegël e Edi Ramës në betejën kundër pluralizmit politik, merr mbi supe një gjë të rëndë. Kolaboracionizëm kundër demokracisë që tejkalon çdo limit. Duke iu rikthyer statutit të partisë, s’parashikon përjashtime. Qëndrimet Aliebaj mund t’i përcaktojë vetë. Por mendimet e mia për të janë këto që shpreha këtu!.”- tha Berisha.